Memet janë bërë të zakonshme për kryeministrin Edi Rama, teksa në Instagram ai vërtitet në ironizimin sa të studentëve e sa të PArtisë Demokratike dhe kryetarit të saj Lulzim Basha.


E siç është kthyer në traditë tashmë, e hëna ka nisur me publikimin e një tjetër gafe nga PD.


Rama duket se ka siguruar një procerverbal nga Kuvendi Kombëtar i PD që u zhvillua të shtunën dhe nuk nguron të ironizojë me shifrat e shënuara aty.


Sipas dokumentit rezulton se në total kanë tërhequr mandat votimi 4741 anëtarë, ndërsa në fund rezulton se kanë votuar 4919 dhe ndaj me ironi kryeministri pyet si ka mundësi që ndodh kjo gafë në përllogaritje.


E për ti përkeqësuar pozitat e kryedemokratit Basha në këtë rast, Rama kujton gafën e liderit të opozitës në Kuvend.


Po 7×7 bojnë 42 praaa, shkruan Rama.


17 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)