edi-rama-e1414598264773

Kryeministri nuk po shihet me ndonjë letër zyrtare në dorë. Në tryezën e tij ka vetëm broshura turistike dhe asnjë akt administrativ për qeverisjen. Si një "pelegrin" në vendin e tij, kryeministri s'po shihet të merret me punët e shtetit, por vetëm me punët e veta. Lart e poshtë Shqipërisë, kryeministri nuk po shihet të shoqërohet nga projekte, por vetëm nga një fletore ku shkruan të sharat për opozitën

Kryeministri i vendit nuk po shihet me ndonjë letër zyrtare në dorë. Në tryezën e kryeministrisë ka vetëm broshura turistike dhe asnjë akt administrativ për qeverisjen e vendit. Si një "pelegrin" në vendin e tij, kryeministri s'po shihet të merret me punët e shtetit, por vetëm me punët e veta. Lart e poshtë Shqipërisë, kryeministri nuk po shihet të shoqërohet nga projekte, por vetëm nga një fletore ku shkruan të sharat për opozitën.

Qeverisja s'duket gjëkundi, pavarësisht se kryeministri gjendet kudo. Ky paradoks duket se dëshmon keqqeverisjen. Gjezdisja e tij nëpër Shqipëri mund të përkufizohet si "turi i keqqeverisjes". Shfaqjet e tij në publik, e nëpër media të kujtojnë dokumentarët e "Discovery Channel" të atyre ekspeditave nëpër vende ekzotike, e sa herë nxjerr një kandidat, duket sikur ka zbuluar specie të re. Gjezdisja është bezdisje, cingërisje, keqqeverisje për shqiptarët të cilët shohin në ekran një kryeministër të kudogjendshëm por të pagjindshëm për shqetësimet e vendit.

Rama nuk po qeveris sepse s'di të qeverisë edhe gjithë kjo gjezdisje është një kamuflim i paaftësisë së tij si qeveritar. Ekonomia ka rënë pikiatë ndërkohë që kryeministri nuk shihet të marrë asnjë masë. Duket si godina e kryeministrisë i kujton punën, por ai arratiset nga "shtëpia", futet poshtë urës, gjezdis për t'iu shmangur përgjegjësive duke përdorur fasadën e një njeriu me përgjegjësi. Gjezdisja e Ramës është turi i keqqeverisjes, është shmangie nga problemet e vendit, është arratisje nga zemërimi i shqiptarëve, të cilët nga mëngjesi deri në darkë shohin një kryeministër që bredh nga jugu e në veri, duke treguar përralla dhe duke bërë "stand-up comedy", Rama pandeh se gjezdisja është qeverisje, se qeverisja është turizëm, por është varfëria, papunësia dhe krimi që po duket se po gjezdis nëpër Shqipëri falë gjezdisje së tij. Shqipëria dhe shqiptarët, në këtë kohë që solli Rama të varfërisë dhe pesimizmit ekstrem, po shohim kah 21 qershorit si një shans për ta lënë Ramën të gjezdis si Edvin e jo si Kryeministër

Berisha: Nihilisti Rama mburret me projektet e qeverisjes së PD-së

Ish-kryeministri Berisha ka reaguar në facebook, duke thënë se Rama duke qenë se e zhyti vendin në varfëri, po feston projektet e PD-së si të tijat. Sipas Berishës, Rama i diskredituar për mashtrimet e tij dhe varfërinë në çdo cep, po përpiqet të shpëlahet me çdo gjë."Në Fier dhe në Lushnjë, Edvin Kristaq Rama, që në dy vjet qeverisje nuk ka përfunduar asnjë projekt në këtë qark, u tha qytetarëve se qeveria e mëparshme nuk ka investuar asnjë lekë në Fier dhe Lushnjë. Rama dëshmon kështu se ai, i diskretituar për premtim - mashtrimet e tij dhe e lidhjet e tij me krimin, varfërinë, papunësinë, mjerimin në të cilin ka zhytur vendin, rilindjen e eksodit, përpiqet të shpëlahet duke mohuar çdo gjë.Misioni i tij është i pamundur. Diellin me shoshë nuk e mbulon dot njeri. Në qarkun e Fierit qeveria e PD ka investuar mbi 700 milion euro në autostrada, superstrada, rrugë kombëtare, rajonale, rurale, shkolla, spitale, ujësjellsa, kanalizime, bujqësi, vaditje, kullim, etj", përfundoi deklaratën Berisha.