(E plotësuar) Kryeministri i ardhshëm Edi Rama prezantoi strukturën e Qeverisë së re për vitet 2013-2017, duke theksuar se do të ketë reformim, ristrukturim dhe ndarje të fokusit të punës, me qëllim eficensën e lartë dhe shkurtimin e shpenzimeve.


"Struktura e re është e ndërtuar mbi bazën e një analize të hollësishme të strukturës ekzistuese dhe të gjithë degëzimeve të strukturës ekzistuese, që në këndvështrimin tone përbëjnë një trupë më shumë parazitë dhe kërkojnë shkurtim. Struktura e Qeverisë së re është ndërtuar mbi bazën e prioriteteve, por edhe të disa nevojave që ka vendi, duke konsultuar shumë struktura qeverish në vendet e reja të BE, dhe duke marrë në konsideratë domosdoshmërinë që të kemi një qeveri e cila të ketë shumë më tepër fokus, shumë më tepër përgjegjësi të qarta mes sektorëve dhe shumë më tepër mundësi për të krijuar kushtet që të prodhojmë rezultate me shumë më pak shpenzime nga taksat e qyetrareve", tha Rama.


Ja struktura e Qeverisë së re:


Ministria e Brendshme, nuk ndryshon në kompetenca, por do të ketë një reforme të thellë strukturore

Ministria e Mbrojtjes, nuk ndryshon në kompetenca, por do të ketë një reforme të thellë strukturore

Ministria e Jashtme, nuk ndryshon në kompetenca, por do të ketë një reforme të thellë strukturore

Ministria e Integrimit,

Ministria e Drejtesisë

Ministria e Zhvillimit Ekonomisë, Tregtisë dhe Sipërmarrjes

Ministria e Energjise dhe Industrisë

Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturës

Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit

Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave

Ministria e Shëndetesisë

Ministria e Arsimit dhe Sportit

Ministria e Çështjeve Sociale dhe Rinisë

Ministria e Kulturës

Ministria e Mjedisit


Një ministër për Inovacionin dhe Administratën Publikë

Një Ministër për Çështjet Vendore. /Top Channel


.....................


Kryeministri i zgjedhur Edi Rama pritet që të bëjë publike mesditën e sotme strukturën e qeverisjes së re. Në një postim në “Twitter” Rama shrkuan: “Sot në 15.00 live tv paraqes strukturën e qeverisë së re".


Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, së bashku me aleatin e tij kryesor, LSI-në si dhe forcave të tjera të Aleancës për Shqipërinë Europiane,do të bashkëqeverisin vendin për rreth katër vite.


Në konferencën për shtyp pritet me interes ndarja e portofolave ministrore, mes PS dhe aleatëve, ndërkohë që Rama ka shpallur që në krye të herës, ndarjen e postit ministror nga mandati i deputetit.


Në bazë të marrëveshjes PS-LSI, pas zgjedhjeve të qershorit, dy aleatët Edi Rama dhe Ilir Meta bënë publike postet që do të mbajnë përkatësisht Rama-kryeministër dhe Meta-kryetar Kuvendi, ndërkohë për herë të parë u ngrit një grup pune kryesuar nga Ilir Beqja (PS) dhe Edmond Haxhinasto (LSI) për hartimin e programit të përbashkët qeverisës.