Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje deputetit Taulant Balla, i cili është vënë në shënjestër të akuzave të opozitës, pas rastit të Xhisiela Malokut, ku pretendohet prania e tij në komisariatin e Fushë Krujës, lidhur me denoncimin e vajzës për dhunë, ndaj djalit të deputetit socialist Rrahman Rraja.


Pashë qëparë në zyrën e Gramozit një palo çarçaf të një grupi deputetësh që donin përjashtimin e Ballës nga delegacioni Stabilizim Asosiimit, a thua se virgjëria politike e morale i pengon të ishin në delegacion me dikë që ka kanosur me pistoletë në kokë.


E kanë shkruar sikur është përdhunuar vajza nga djali i deputetit dhe do llahtarisen europarlamentarët për faj të Ballës. Ministre integrimi që jam ndarë me përshtypjet më të mira, e dashur Klajda qetësohu, Taulanti është ai që ka qenë kur bashkëpunoje me të, nuk ka bërë kurrë atë që ka tronditur kaq shumë Monikën, sa të bashkosh zërin, materialet filmike të komisariatit të Krujës janë në Prokurori. Drejtohu me kërkesën në Prokurori, u shpreh Balla.


Duke iu drejtuar Klaudia Gjoshës, ai tha se nëse do e gjejë Ballën apo vetë heroin e ngjarjes, i premtoi se do të votojë bashkë me të, jo për të hequr Taulantin, por për ti hapur rrugë arrestimit.


Pasi ta kemi kallëzuar të dy në prokurori ta jap fjalën publikisht por edhe ti nga ana jote po nuk gjete Taulantin, deputet e kryetar bashkie që të ketë kapërcyer pragun e komisariatit, shkruaje një letër ndjese PE edhe pse Monika do të thotë Klajda mos e bëj, deklaroi Rama.


8 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)