18-08-2013 / Gazeta 55

Zëvendëskryeministri i pritshëm i vendit në qendër të skandalit me fondet për romët. Niko Peleshi, një nga përfituesit më të mëdhenj të fondeve të BE-së, pritet të koordinojë fondet për romët edhe në qeverinë “Rama”. Pikëpyetje mbi motivet e Kryetarit Socialist për të sjellë në Tiranë Niko Peleshin

Kur gazetarët kërkuan informacion zyrtar pranë Delegacionit Europian të Tiranës për hartën e shpërndarjes së fondeve, askush nuk e kishte menduar se do të ishte pikërisht Kryetari i Bashkisë së Korçës, Niko Peleshi ndër emrat që kishte përfituar pa fund para për komunitetin rom. Që prej korrikut të vitit 2012 e për dy vitet e ardhshme, nëpërmjet PNUD me një fond prej 1.5 milionë euro, Bashkia e Korcës është përzgjedhur si përfituese domethënëse e këtyre parave.  Projekti është anoncuar përmes një ceremonie të veçantë në Korçë asaj kohe dhe u shoqërua edhe me një panair të artizanëve romë, por që nuk mund të kushtonte kaq shumë para në të gjitha rrethanat. Prezent gjatë anoncimit të projektit ka qenë edhe Fransua Begeot, një ekspert shumë i rëndësishëm I Komisionit Europian në Shqipëri që ka punuar mbi strategjinë e përfshirjes sociale të romëve. E vërteta është se Bashkia e Korcës, prej asaj kohe e deri më tani nuk ka bërë transparente list-pagesën e personave që janë paguar për punën që kanë bërë në Korçë dhe as ndërkombëtaret nuk kanë bërë publike pagesat e ekspertëve të huaj që janë marrë me çështjen. Kjo hedh dyshime mbi vlera shumë të larta të pagesave në “cash – lekë në dorë” kundrejt këtyre personave, ndërsa nuk dihet asgjë mbi rolin kryesor të Kryetarit të bashkisë së Korcës, Niko Peleshi në këtë projekt miliona eurosh. Një gjë është e sigurt pasi nëse do të jepeshin këto para për ndërtimin e shtëpizave për romët, as Korça e as ndonjë rreth tjetër nuk do të vuante kaq shumë shifrat e strehimit për komunitetin rom. Por në vend të punëve të dukshme, është zgjedhur mënyra tjetër për të përfituar pa fund me fondet e fukarenjve dhe ato janë shpenzuar me sa duket në fushën e gjoja trajnimeve, konferencave, panaireve, ëëorkshopeve dhe shumë fushatave sensibilizuese që në thelb janë hedhje hi syve gjithë opinionit publik. Ndaj edhe largimi i Niko Peleshit nga Korca për në Tiranë në këtë periudhë ngre pikëpyetje mbi implikimin e mundshëm të tij në skemën e përfitimeve të padrejta me fondet e ndërkombëtarëve dhe për këtë arsye i bëhet edhe një favor duke e larguar nga qyteti ku rrezikohet të zbulohet dhe transferohet në Tiranë për të qenë afër ombrellës së kryetarit socialist Edi Rama.



...