basha


Kreu i PD-se, Lulzim Basha ka akuzuar sot kryeministrin Rama, se po provon çdo lojë të pistë politike për të hequr vëmendjen nga dështimi i menaxhimit te pandemise.


Me nje shenim ne Facebook, Basha ka theksuar se PD nuk luan lojëra politike. “Ne po punojmë çdo ditë për nxjerrjen e vendit nga kriza ku e ka zhytur RAMAVIRUSI”- shkruan Basha.


Postimi i Bashës


Edi Rama po provon çdo lojë të pistë politike për të hequr vëmendjen nga dështimi i tmerrshëm në menaxhimin e pandemisë dhe nga kriza ekonomike, që shqiptarët po e vuajnë çdo ditë dhe që po zbraz xhepat e tyre.


Sot gjatë bisedës që zhvillova me punonjës të një fasonerie në zonën e Kombinatit, folëm për planin se si të dalim nga kjo krizë e thellë dhe të shpëtojmë ekonominë dhe shëndetin e njerëzve. Ne nuk luajmë lojëra politike, ne po punojmë çdo ditë për nxjerrjen e vendit nga kriza ku e ka zhytur RAMAVIRUSI.


basha1 basha2 basha3 basha4 basha5