rama-me-skuadren-ne-beratBerat- Partia Socialiste ka prezantuar skuadrën e saj të rilindjes që do të kandidojnë për deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit në qytetin e Beratit.


Në fjalën e tij, kryesocialisti Rama duke bërë pjesë të fushatës elektorale edhe kushtet atmosferike, tha se shiu është një shenjë mbarësie për zgjedhjet dhe PS-në. Rama u shpreh se koalicioni opozitar synon që në zgjedhjet e 23 qershorit të marrë 6 deputetë në këtë qark.


Ky shi që hapi fushatën e skuadrës sonë të Rilindjes në Berat, ashtu dhe votat e 23 qershorit do derdhen nga të 4 anët e këtij qarku për PS dhe Aleanca për Shqipëri Evropiane, dhe do i japim Parlamentit të Shqipërisë të paktën 6 deputetë nga qarku i Beratit. Me këtë bereqet që paralajmëron ky shi do mbyllet votimi në Berat për PS dhe Aleancen për Shqipërinë Evropiane që përbën një triumf. Nëse ju e merrni edhe pak me inatin karakteristik beratas i bëjmë dhe 7, tha ai.


rama-beratGjatë prezantimit në Berat…


Lideri i opozitës falenderoi edhe deputetin Erjon Braçe që për tetë vite ka qenë deputeti i këtij qarku, për të gjithë punën e bërë.


Në radhë të parë i shpreh mirënjohjen time të madhe një deputeti të vjetër edhe pse në moshë ë re që disa mandate e përfaqësoi denjësisht popullin e Beratit, dhe sot gjendet në vijën e parë të frontit për Fierin, Erjon Brace. Mirënjohje dhe një tjetër deputeti që edhe pse nuk është në lista ka shërbyer në dy legjislatura, Marko Bellos. Më tepër dua ti shpreh mirënjohje të thelle një njeriu që e kam mik Selman Hoda. Dua ti jem mirënjohës dhe ta siguroj që po mbaron periudha e rezistencës për të mbrojtur Beratin nga qeveria, kryetarin e Bashkisë së Beratit Fadil Nasufi, theksoi Rama. 


Rama theksoi se më 23 qershor, demokratët nuk duhet të kthehen në socialistë, por të ndihmojnë Partinë Demokratike që të rilindë në opozitë. Duke u shprehur se qeveria i ka kthyer shpinën Beratit, pasi përmendi rrugën që të çon në këtë qytet turistik. Sipas tij qeveria e djathtë nuk ka bërë as minimumin për qytetin e Beratit.


AUTOBUSI-BERAT-13_17Si mund të mbahet në Tiranë një regjim që i rri Beratit me kurriz dhe një kryeministër që sa herë vjen këtu flet broçkullat më të mëdha që zakonisht ai dallohet për broçkulla të mëdha. Si ka mundësi?, tha lideri i opozitës.


Ditën e djeshme, skuadra e rilindjes udhëtoi swrish drejt Beratit me autobusin e fushatës për të prezantuar kandidatët e këtij Qarku, në të cilin u zhvillua edhe një konferencë për shtyp.


Sipas Ramës, qarku i Beratit është i një rëndësie të veçantë pasi aty rilindja pretendon të marrë 6 mandate.


“Ne jemi një skuadër kombëtare, ku secili është pozicionuar aty ku e kërkojnë interesat e përbashkëta të skuadrës dhe ku kërkon qëllimi i madh i një fitoreje që do të realizohet qark për qark dhe pastaj në të gjithë Shqipërinë”, tha Rama.


Kandidatet e qarkut Berat

1. Fidel Ylli

2. Ermonela Felaj

3. Eduard Shalsi

4. Eduart Bejko

5. Artan Lame

6. Stavri Ceca

7. Erjon Kërri

8. Anila Agalliu

9. Alma Kule