Kryeministri Edi Rama ka publikuar foton e një pike basti e cila është mbyllur nga ana e tatimorëve.


Rama thotë se në 1 janar kjo do të jetë pamja e çdo bastoreje e kumarhaneje që sdo ketë ndërruar destinacion.


Sipas tij “tatimet do të mbyllin dhe referojnë në prokurori, çdo pikë bastesh pa letrat në rregull”.


Tatimet do të mbyllin dhe referojnë në prokurori, çdo pikë bastesh si kjo (shih foton më poshtë) që është kapur sot pa letrat në rregull!


Dhe në 1 janar kjo do të jetë pamja e çdo bastoreje e kumarhaneje që sdo ketë ndërruar destinacion, shkruan Rama.


12 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)