Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të enjte me një video, ku jep detaje lidhur me sektorët që përfitojnë rritje pagash gjatë vitit që vjen.


Me këtë videoinformacion për rritjen e pagave të mbi 60 mijë punonjësve me Buxhetin e vitit 2019, ju uroj një ditë të mbarë. E gjithë vëmendja për ju, shkruan Rama.


Në video bëhet me dije se buxheti 2019 do të financojë mbi 2 miliardë lekë për rritjen e pagave për mbi 60 mijë të punësuar.


1 miliardë lekë shkojnë për rritjen e pagave në shëndetësi, ku përfitojnë 4650 mjekë rritje page mesatarisht prej 7%. Nga ku përfitojnë 13765 infermierë, laborantë dhe ndihmës mjekë.


1.37 miliardë lekë shkojnë për rritjen e pagave në arsim me rreth 7%, ku përfitojnë 35873 mësues e staf mësimor të arsimit parauniversitar.


Më tej thuhet se fondet për pagat e edukatorëve do të rriten me 9.1% në krahasim me vitin 2018 dhe do të punësohen 438 edukatorë më shumë se në vitin 2018, në 32 bashki.


Në sektorin e mbrojtjes përfitojnë rritje page nga 10% deri në 19%, mbi 68 mijë ushtarakë aktiv.


Mbi 177 milionë lekë shkojnë për rritje pagash në sistemin penitenciar, përfitojnë rritje page rreth 7%, 3559 policë të burgjeve.


Mbi 120 milionë lekë shkojnë për rritjen e pagave të diplomatëve, ku përfitojnë rritje page mesatarisht 20%, rreth 308 punonjës të përfaqësive diplomatike.






MIRËMËNGJES dhe me këtë videoinformacion për rritjen e pagave të mbi 60 mijë punonjësve me Buxhetin e vitit 2019, ju uroj një ditë të mbarë #eGjithëVëmendjaPërJu


Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 5. Dezember 2018



6 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)