Kur na ndajnë vetëm 3 ditë nga protesta e Partisë Socialiste, kreu i kësaj force politike Edi Rama ka qenë në rrugën "Damir Progni" ku ka kërkuar pjesëmarrjen e banorëve në këtë protestë. Gjatë këtij takimi, kryesocilisti Rama ka apeluar qytetarët që në 30 prill të dalin në shesh për të kërkuar largimin e kësaj qeverie edhe duke i bërë asaj barrikadë njerzore.



Ndërkohë që po afron data 30 prill për të cilën socialistët kanë deklaruar se do zhvillojnë protestën më të madhe për votën e lirë dhe krizën ekonomike, deputetët janë shpërndarë në bazë për të mobilizuar elektoratin. Vetëm një ditë më parë Edi Rama ishte në njësinë bashkiake numër 1 në kryeqytetyt ku kërkoi pjesëmarrjen e banorëve në protestë.