Ashtu siç ishte paralajmëruar, kryeministri Edi Rama prezantoi pasditen e sotme projektin për Teatrin e ri Kombëtar, duke ripërsëritur se mbi gërmadhat e godinës aktuale do të ndërtohet një objekt që do ti rikthejë dinjitetin artistëve.


Por, mes të pranishmëve në sallë qëndronin shumë prej atyre, të cilët kundërshtojnë shembjen e godinës ekzistuese dhe zëri më i fortë kundra padyshim që ishte ikona e kinematografisë shqiptare, Robert Ndrenika.


Pasi kryeministri prezantojë projektin dhe shpejgoi se hapësira e Teatrit Kombëtar do të zgjerohet deri në 9 mijë metra katrorë, Ndrenika kërkoi fjalën, por Rama refuzoi ti jepte mundësinë që të fliste, duke i kërkuar të dëgjonte arkitektin danez Bjorke Ingles.


Jo jo, prit shiko projektin njëherë, i tha Rama Ndrenikës, duke bërë që ky i fundit të ulej sërish në vendin e tij. Po pres të shoh projektin njëherë, u përgjigj me shqetësim Ndrenika.


Pavarësisht se kërkoi të fliste, Robert Ndrenikës nuk jua dha fjala asnjëherë, ndaj ai u prononcua shkurt për mediat pas përfundimit të prezantimit duke ironizuar kryeministrin Edi Rama pikërisht për episodin mes tyre në aktivitet.


Kryeministri nuk na donte se kështu na kishin thënë, por rezulton se na dashka, u shpreh me ironi Ndrenika, duke iu referuar debateve për shembjen e godinës aktuale të Teatrit Kombëtar.


Mjeshtri i skenës shtoi më tej se është kundër ndërtimit të Teatfrit të ri Kombëtar përmes PPP-ve dhe nënvizoi se do donte ta njihte nga afër maketin për të parë si do të jetë skena.


Më shqetëson Partneriteti-Publik-Privat. Kjo është dyndje e xhunglës urbane. Por unë dua ta shoh në maket, për të parë nga afër si është skena dhe xhepat e saj. Ajo që na intereson ne artistëve, deklaroi Ndrenika.


Ndërkohë për tu njohur me projektin e ri të pranishëm ishin edhe ikonat e skenës së teatrit dhe të artit shqiptar duke filluar nga Robert Ndrenika, Tinka Kurti, regjisori Piro Milkani, Kujtim Çashku dhe Altin Basha.


Gjithashtu, në sallë ishin të pranishëm edhe Kastriot Çaushi, Artan Imami, Hervin Çuli, Armando Bora, Zana Çela, Laert Vasili, Gazmend Paja, Gent Hazizi, Petrit Malaj, etj.


12 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)