Kryeministri Rama ka folur sot për ndryshimet në Qeveri, duke sqaruar se përse ka bërë zgjedhje të personave me një profil jo politik. Në përgjigje të interesit të medias, Rama e quajti këtë krejtësisht humbje kohe për një debat mes ministrave politikë dhe teknikë, ndërsa foli edhe për zgjedhjen e Erion Braçes në postin e zv/kryeministrit.


Për sa i përket Erion Braçes, besoj që gjithë sa thatë ju tregon të kundërtën e asaj që thatë ju dhe propagandohet nga shumëkush që unë jam person që dëshiroj të rrethohem vetëm nga njerëz që janë dakord me mua. Me dabatet tona të brendshme në kryeministri. Është një e njëqinda sepse ne jemi një familje që diskuton dhe kundërshtohemi me njëri-tjetrin. E bëjmë dallimin midis qëllimit të përbashkët. Me Erion Braçen na bashkon vizioni por në momente kemi kundërshtime. Dua tu them gjithë atyre që më kanë kërkuar arsye dhe argumente për ta goditur, se Erion Braçes i merrni të keqen të gjithë. Për ju, Erion Braçe rron 2 mijë vjet, unë një mijë.


Më tej ai sqaroi se Më kujtohet mirë që edhe kur krijuam kabinetin e parë u kritikova dhe për disa vite ministrat që u larguan së fundmi konsideroheshin si teknikë. Unë vetë që më shikoni këtu jam fryt i asaj mënyrë të të qenit në PS dhe i këtij raporti të PS me të gjithë shoqërinë dhe atë pjesë të shoqërisë që të jetë pranë por nuk është e anëtarësuar, kur u bëra Minister Kulture nuk isha anëtar i familjes socialiste, isha i marrë nga rruga.


Kjo është një traditë shumë pozitive, jam shumë krenar që e kam thelluar dhe sa kohë që do jem në detyrë do ta thelloj. Kam shumë besim që puna do të tregojë dobinë e gjithë këtyre zgjedhjeve dhe padiskutim në cdo rast këshilltarët publikë do të bëjnë detyrën e tyre, po të ishin politikë do të thoshin ku i ka njerëzit e ndryshimit, apo ata pa parti, ndërkohë që ju sigurisht që të gjitha ata që janë zgjedhur për qeverinë e re janë njerëz që jo vetëm kanë kapacitet e tyre të padiskutueshme por kanë një sens përkatësie ndaj vizionit, programit dhe mënyrës së të qenit socialistë pavarësisht nëse kanë apo jo kartë anëtarësimi- tha ai.


 31 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)