1448187839tusk-ramaKryeministri Edi Rama ka pritur në zyrën e tij presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk. Takimi ka nisur në orën 10 dhe pas tij Rama e Tusk do të dalin në një konferencë për shtyp.

Pas mbërritjes së tij mbrëmjen e djeshme në Tiranë, kreu i KE do të ketë një sërë takimesh, më pas do të vazhdojë turin e tij në Ballkan, me Beogradin, ku do takojë kryeministrin Aleksandër Vuçiç dhe Shkupin, ku do takojë Nikola Gruevskin.

Dje një delegacion i kryesuar nga Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha e kanë pritur Trusk në aeroportin "Nënë Tereza".

Lajmi u bë i ditur nga vetë Tusk, me një postim në 'Twitter'. Ai pohoi dje se do zhvillonte një vizitë 24 orëshe, gjatë së cilës pritet të takojë kryeministrat e 3 vendeve të Ballkanit.

Temë e takimeve me tre liderët e Ballkanit, sipas Tusk pritet të jenë çështjet e emigracionit në Ballkan dhe BE po ashtu edhe ardhmëria e lëvizjes së lirë në Shengen.