VJENË - Kryeministri Edi Rama, po zhvillon një vizitë në Austri, ku është takuar edhe me presidentin Heinz Fischer. Gjatë takimit mes tyre, është diskutuar për ndihmën që ka dhënë Austria për Shqipërinë dhe ndihmën që do japë.

Kryeministri Rama dhe Presidenti Fischer kanë biseduar për hapat e Shqipërisë drejt integrimit të saj në BE. Presidenti Fischer ka ofruar mbështetjen e Austrisë në rrugën e integrimit.

Gjithashtu, kryeministri Edi Rama e ka njohur presidentin Fischer me reformat e qeverisë që ai drejton. Një tjetër temë diskutimi kanë qenë edhe reformat për të luftuar krimin e organizuar e korrupsionin në Shqipëri.

Pasi e ka përgërzuar kryeministrin Rama për punën që bën, Presidenti Heinz Fischer ka njoftuar se vitin e ardhshëm do të vijë në Tiranë në një vizitë zyrtare.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)