Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama takoi pasditen e sotme Kryeprokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Takimi, i cili nisi në orën 18:00 zgjati rreth 75 minuta dhe në përfundim të tij Z. Rama dhe Z. Llalla shmangen deklaratat për shtyp. Vetëm disa minuta më pas kreu i selisë rozë nëpërmjet një mesazhi në rrjetin social tëiter e ka cilësuar këtë takim pozitiv, ndersa eshte shprehur se tematikë e bisedës me prokurorin e përgjithshëm ka qenë bashkëpunimi institucional dhe influenca e krimit mbi vendin.

Ky takim i kryetarit të selisë rozë vjen pas takimit që zhvilloi në mesditë me Presidentin, Bujar Nishani.