TIRANË- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi një takim me kryeprokurorin Adriatik Llalla. Takimi u mbajt në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme rreth orës 18:00 dhe zgjati përreth 1 orë.

Në përfundim të takimit, kryesocialisti Rama nuk ka pranuar të ndalet përpara mediave, por preferoi ta komentojë takimin përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Twitter”. Duke e cilësuar si një takim pozitiv, Rama thekson se në fokus të bisedës me kryeprokurorin ishte bashkëpunimi institucional dhe influencën e krimit mbi vendin

“Me Prokurorin e Pergjithshëm per tematikën e bashkëpunimit institucional dhe influencën e krimit mbi vendin. Takim pozitiv”, komentoi Rama.

Ky është takimi i parë mes Ramës dhe kryeprokurorit, pas zgjedhjeve të 23 qershorit, ndërkohë që PS gjatë qeverisjes së demokratëve ka kritikuar dhe shprehur shqetësimin për situatën e kriminalitetit në vend. 
(e.m/BalkanWeb)



Lidhje te tjera Rama takon Nishanin, në fokus bashkëpunimi institucional e tranzicioni i butë i pushtetit