Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg dhe kryeministri Edi Rama dolën në një konferencë të përbashkët për mediat pas takimi që zhvilluan mes tyre.
Në fjalën e tij, kreu i qeverisë shqiptare tha se Shqipëria ka mjetet e duhura dhe është e gatshme të përballet me kërcënimin që vjen nga Shteti Islamik teksa nënvizoi se, miratimi i Strategjisë Kombëtare Kundër Ekstremizmit është një hap që Shqipëria ka bërë në përpjekjet kundër së keqes. Nga ana e tij, Stoltenberg ka lavdëruar Shqipërinë për angazhimin në radhët e Aleancës. Duhet të vazhdojmë të rrisim shpenzimet ushtarake. E kuptoj vështirësinë ekonomike me të cilën përballet Shqipëria, ndaj e vlerësoj angazhimin e saj për t’i rritur këto shpenzime. Ju inkurajoj të vazhdoni në këtë drejtim, tha Stoltenberg.
Rama dhe Stoltenberg kanë vlerësuar rëndësinë e ftesës së anëtarësimit për Malin e Zi. Gjithashtu presim institucionalizimin e marrëdhënieve mes NATO-s dhe Kosovës. Sa më shumë të shtrihet Aleanca në këtë hapësirë, aq më të sigurt jemi të gjithë, theksoi Rama. Ndërsa Stoltenberg u shpreh se ne ftuam Malin e Zi për t’u bërë pjesë e Aleancës, vendim që tregon angazhimin tonë për dyert e hapura. Siguria jonë po sfidohet dhe NATO po i përgjigjet duke iu përshtatur aspekteve të kësaj sigurie.