E marte 09 Tetor 2012 2020

Edi Rama Lideri i opozites Edi Rama ka takuar presidentin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes Barak Obama. Takimi qe ka zgjatur 30 minuta eshte konfirmuar ne Twitter nga vete kreu socialist Rama. Ne mesazhin e tij Rama shkruan Ne fund nje takim i paharrueshem me presidentin Obama. Fat dhe nder per shqiptaret ky mik i madh ne Shtepine e Bardhe.



Mesazhi i Rames vjen teksa ai zhvilloi fundjaven e kaluar nje vizite zyrtare ne SHBA ku u nis menjehere pas intervistes se dhene ne emisionin Debat ne Vizion Plus. Mesohet se zoti Rama eshte takuar me kreun e shtepise se bardhe ne San Francisko ne oren 15 me oren lokale. Biseda e planifikuar ka zgjatur 30 minuta dhe eshte fokusuar ne zhvillimet kryesore ne Shqiperi. Kjo eshte hera e pare qe nje president amerikan takon nje lider te opozites shqiptare. Nderkohe ne viziten ne SHBA zoti Rama eshte takuar edhe me komunitetin shqiptar qe ndodhet atje. Vete kreu socialist konfirmon se ka diskutuar edhe me eksperte te ekonomise dhe financave lidhur me situaten ekonomike globale.

Komente

Facebook