Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke postuar disa foto të restaurimit të Xhamisë Ethem Beu në kryeqytet. Krahas fotove, ai ka uruar edhe një agjërim të lehtë për besimtarët myslimanë.


Mirëmëngjesi dhe me këto foto nga kantieri i restaurimit të Xhamisë së Ethem Beut në Tiranë, pjesë e programit Rrugët e Besimit që mundëson restaurimin e objekteve të Kultit si pjesë e zhvillimit të Turizmit Kulturor, ju uroj të gjithë qytetarëve myslimanë agjërim të lehtë, thuhet në postimin e tij në Facebook.







17 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)