Kryeministri Edi Rama i shoqëruar edhe nga ministri i Transportit dhe Infrastrukturës  Edmond Haxhinasto inspektuan sot punimet në segmentin rrugor për zgjerimin e rrugës së Elbasanit, pranë Fakultetit Filologjik.


Në fjalën e tij, kryeministri Rama  theksoi se tashmë po vijon puna për ndërtimin e rrugëve pas hapjes së rrugës për shkyerjen e borxheve që qeveria u ka kompanive.


“Zhbllokimi i kantiereve të mbetura peng në gjirin e borxheve  ka nisur por është vetëm njëra pjesë e problemit me të cilin ne përballemi sot, pjesa tjetër e problemit janë projekte mizerabël, pa standarte, pa specifikime dhe pa asnjë qasje bashkëkohore në kushtet kur qytetetarët e këtij vendi dhe ky vend meriton shumë më tepër.  Kjo do të thotë që ne nga njëra anë do të bëjmë çmos që gjithë këtë punë të saponisur ta vendosim më shinat e duhura të respektimit të afateve dhe cilësisë dhe nga ana tjetër të  mund të rehabilitojmë çfarë është e mundur në kushtet ku tani më një pjesë e mire e gjërave janë të palëvizshme pasi projektet janë bërë dhe punët kanë nisur ashtu shatra patra si zakonisht” tha Rama.


 


vijon..