Korçë


Ylli ZicishtiNdërpritet energjia elektrike gjatë takimit elektoral që kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, zhvilloi në turin e dytë të tij në qytetin e Korçës, për të prezantuar programin e PS lidhur me mjedisin, sportin, kulturën dhe trashëgiminë kulturore. Ndërsa ishte duke folur për çështje të mjedisit dhe projektet që PS ka për mjedisin, në sallën e Teatrit të Korçës ra errësira si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike. E qëllimshme apo jo, kjo ndërprerje e energjisë elektrike, ndërsa fliste kreu i PS në sallën e Teatrit të Korçës, shkaktoi më shumë ilaritet dhe reagime që vetë kreu i PS-së i mori përsipër ti jepte përgjigjen e tij. Rama tha se ka pasur bejte që në vitet 70 që jepnin sinjale për ndryshimet politike. Si një aktor në skenën e Teatrit të Korçës, kreu i PS fillimisht e mbajti sallën në një atmosferë të gjallë kur recitoi vargjet: Kiço ti e Kiço unë, Kiço dil se kam pak punë, Kiço të kërkon poeti, do për djalin punë shteti!. Thumbi i kreut të PS-së lidhur me këtë ndërprerje të energjisë elektrike që nuk dukej të ishte e rastësishme, erdhi pas disa bejteve të thëna prej tij në errësirën e sallës, që zgjati për afro 15 minuta. Po të marrim edhe një tjetër aleat, Saliu do të na heqë jo vetëm dritat, por edhe gjeneratorin, ishte batuta e kreut të PS për këtë gjendje të krijuar në takimin elektoral.


B.Hoti


Ramës i presin dritat: Po i morëm edhe një aleat Berishës, na heq edhe gjeneratorët burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP
Abonohuni me Email