Drejtori i fushatës së PD, Alfred Rushaj paralajmëron se nuk do të realizohet asnjë projekt i qeverisë Rama, që sipas tij, “vjedh” shqiptarët.



Në një postim në rrjetin social Twitter, Rushaj thotë se Rama po premton rrugë 3 D si alternativa e fundit që i ka mbetur.


“Ne grahmat e fundit te qeverise ne largim, Edi Rames si ka mbetur gje tjeter veç te premtoje rruge 3D. Ne ditet e fundit te qeverisjes se deshtimit i vetmi sukses i tij mbeten videot me regji qendrore dhe propaganda e dale boje. Asnje rruge e premtuar me koncension dhe çmim stratosferik, asnje projekt ne 3D qe vjedh xhepat e shqiptareve dhe asnje hajduteri e re e projektuar nuk do te realizohet. Koha e Edi Rames ka mbaruar!”, shkruan Rushaj.