Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos ka lavdëruar mesfushorin e Barcelonës, Andres Iniesta si një prej futbollistëve më të mirë në botë.

“Çmimi i UEFA-së iu dhurua Iniestës si meritë e paraqitjeve të tij të shkëlqyeshme me kalimin e viteve me çka ka dëshmuar se është një prej futbollistëve më të mirë në botë”, deklaroi Ramos për mediet spanjolle.

Iniesta u zgjodh futbollisti më i mirë i vitit në Evropë duke mposhtur në garë bashkëlojtarin e tij nga Barcelona, Lionel Messi dhe kundërshtarin nga Reali, Cristiano Ronaldo.