E ardhmja varet ne pese ndeshje. Klaudio Ranieri per ato qe kane thene Elokan, i jep plotesisht te drejte, duke kerkuar maksimumin e Juves, dhe ne fund do te behet bilanci i te gjitheve. "Besoj se Elokan ka te drejte, duhet te mendojme vetem per fitore", - theksoi trajneri roman. "Nuk mendoj per ndeshje tjeter, pa fituar kete te radhes. Une kam nje kontrate qe me skadon deri ne vitin 2010. Duhet te kuptohemi mire. Lipi e ka thene se nuk deshiron te kthehet tek Juventusi. Une e dija kete me pare", - thote Ranieri. "Ne mes te prillit nuk kemi qene mire dhe tani mendoj se eshte koha, qe te rikuperojme dhe te permiresohemi edhe me shume", - deklaron Ranieri. Ne Lece kemi nje ndeshje te veshtire, por me zemer te madhe mund t'ia dalim mbane.