Ministrat do te raportojne sot ne Komisionet Parlamentare te Kuvendit, mbi detyrimet qe rrjedhin nga Progres Raporti qe Komisioni Evropian publikoi jave me pare per Shqiperine. Ashtu sic premtoi Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, se problemet e ngritura ne raport, do te jene pune e komisioneve, nga dita e sotme nis analiza e deputeteve dhe qeverise per ndreqjen e kritikave nderkombetareve. Ministri i Drejtesise, Bujar Nishani, do te diskutoje para anetareve te Komisionit te Ligjeve, mbi progres raportin dhe detyrimet qe dalin prej tij si per Kuvendin ashtu edhe per kabinetin qeveritar ne fushen e drejtesise dhe ate ligjore. Ndersa Ministri i Puneve Publike, Sokol Olldashi, do te diskutoje po diten e sotme, para Komisionit per Veprimtarine Prodhuese po mbi problemet qe ngrihen ne raport progresin per fushen qe ai dhe komisioni mbulojne. Ne te njejten kohe, paralelisht edhe Ministri i Punes, Ceshtjeve Sociale, qe do te raportoje para Komisionit te Punes dhe Ceshtjeve sociale. Diskutimi do te perqendrohet vetem tek ato probleme qe Komisioni Evropian ka ngritur ne progres raportin per vitin 2009 per Shqiperine, me synimin nxjerrjen e detyrave perkatese per secilin dhe korrigjimin e tyre ne nje kohe sa me te shpejte.