Raporti i DASH që e nxjerr zbuluar Shqipërinë si një vend transit për drogën që hyn në Europë, ishte motivi pse ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj doli sot në një konferencë live në ERTV.


Cakaj zbërtheu sipas mënyrës së tij raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, duke mos mohuar se ai është realist për Shqipërinë, por sipas tij inkurajues për reformat që qeveria ka ndërmarrë.


Raporti është një pasqyre realiste për Shqipërinë, inkurajues për reformat që po ndodhin çdo ditë në Shqipëri. Nënvizon bashkëpunimin e qëndrueshëm midis Shqipërisë dhe SHBA. Thekson faktin se Shqipëria ka arritur rezultate thelbësore ndaj luftës kundër krimit të organizuar dhe kultivimit të drogeravë me qëllim anëtarësimin në BE, pra ska ngadalësim, por përparim. Raporti afirmon se përkundër sfidave e vështirësive të shumta. Raporti duhet lexuar qartë dhe pa komplekse ashtu siç është. Cilësohemi si vend burimi për kanabisin dhe vend tranzit për kokainë dhe heroinë, të udhëhequr nga grupe kriminale. Sasia e drogës së kapur gjatë vitit 2018 është domethënëse dhe vjen si një përpjekje për integrimin, tha Cakaj.


Ndër të tjera, Kryediplomati shtoi se është e ditur tashmë që në vend ka korrupsion, ashtu siç njihet situata e krijuar me drogën, por sipas tij raporti është më i ashpër me vendet e rajonit sesa me Shqipërinë.


Shqipëria është vend origjine kanabisi dhe kjo sështë fshehtësi kozmike, por nga ana tjetër po e minimizon këtë fenomen. Thuhet po ashtu se ka rezultate domethënëse në luftë me këtë fenomen. Pra nuk kemi dorëzim institucional para narkotrafikut. Sa për heroinën dhe kokainën nuk kemi të bëjmë e një ndërmarrje kriminale shtetërore. Shqipëria ka pasur rritje të rasteve të kapjes së kokainës që kalon tranzit nëpër Shqipëri. Pra, konfirmim i asaj që thashë, ka rritje të sigurisë ndërkufitar, performancë pozitive për kapjen e drogës. Shqipëria ushqen një mjedis ku trafikantët veprojnë pa u ndëshkuar, thuhet në raport ndër të tjera. Po e pranojmë që korrupsion ka në Shqipëri. qeveria mban pjesën që i takon. Nuk duhet të dorëzohemi tek akuzat e pabaza. Po të lexohet i njëjti raport për vendet e Rajonit shqetësimet janë më të thella se sa për Shqipërinë, theksoi ministri i jashtëm në detyrë.