Organizata Freedom House ka publikuar raportin me titull Liria në Botë 2018, ku shqipëria vijon të qëndrojë në mesin e vendeve që klasifikohen si pjesërisht të lira.


Vendi ynë renditet në të njëjtin grup me Kosovën, Moaqedoninë, Bosnjën dhe Malin e Zi.


Ndërkohë një hap të rëndësishëm kanë hedhur vendet e tjera të rajonit si Koracia dhe Serbia, të cilat renditen krah vendeve të lira.


Në këtë raport nënvizohet se 45 % e vendeve janë të lira, 30 % pjesërisht të lira dhe 25 % jo të lira. Mes vendeve që konsiderohen si jo të lira bën pjesë edhe Turqia e Rusia.


Raporti bën me dije se 2017 ishte një vit i vështirë për demokracinë, pasi janë shkelur dhe sulmuar parimet themelore të saj si garancia për zgjedhje të lira dhe të ndershme, të drejtat e minoriteteve, liria e shtypit dhe sundimi i ligjit.


Shtetet e Bashkuara kanë hequr dorë nga roli tradicional si kampione të idealeve demokratike, ndërsa Rusia dhe Kina kanë rritur represionin dhe ndikimin e keq jashtë vendit, nënvizohet në raportin e Freedom House.


16 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)