Kryeministri Edi Rama ka publikuar raportin e tij mbi dëgjesat e zhvilluara me qytetarët e Beratit.


Në profilin e tij në Facebook, Rama ka deklaruar se problematikat e ngritura nga banorët në seancat dëgjimore kanë qenë të shumta, por 9 janë më të theksuarat. Ato janë:


Rrugët kryesore e dytësore, 93 herë;

uji i pijshëm, 91 herë;

uji për vaditje, 88 herë;

rrugët e parcelave, 72 herë;

subvencionet, 48 herë;

punësimi, 38 herë;

kanalet kulluese, 37 herë;

lagjet muzeale, 32 herë;

rrugët e prodhimit, 28 herë.


Pasqyra zgjedhore dhe raporti i dëgjesave për Qarkun Berat.


Miqtë e këtij rrjeti nga qarku i Beratit, janë të lutur të bëjnë sugjerime apo ankesa që sipas tyre mund të mungojnë në këtë raport, shkruan Rama.



12 gusht 2017 (gazeta-Shqip.com)