Fatjona Mejdini


Raporti i OSBE/ODHIR-it ishte konfirmoi se ne zgjedhjet e 28 qershorit nuk ka pasur numerim te parregullt apo manipulim te rezultateve dhe per kete arsye kryetari i PS-se, Edi Rama duhet te heqe dore nga skenaret virtuale, nga dhunimet inegzistente dhe shpifjet. Ky ka qene vleresimi i kryeministrit Berisha, gjate konferences per shtyp, te mbajtur pasditen e djeshme, pak ore pasi vezhguesit nderkombetare te OSBE/ODHIR-it bene publik, raportin perfundimtar per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit. Kryeministri nenvizoi faktin se ky raport sillte vleresimet me te mira qe kishin bere vezhguesit nderkombetare, ne lidhje me procesin e zgjedhjeve ne vend. "Ky raport eshte i ngjashem me raportet e vendeve te tjera ne rajon dhe Evrope. Edhe nje here dua te ritheksoj se raporti shkruan: Nuk pati asnje prove per numerim te parregullt apo manipulim te rezultateve. Ky eshte raporti me i mire qe eshte leshuar per zgjedhjet ne Shqiperi.", vleresoi kreu i qeverise shqiptare. Vleresimi qe per zgjedhjet nga ana e vezhgueseve nderkombetare, e ka shtyre kryeministrin qe t'i ribente thirrje opozites, per t'u kthyer ne Kuvend dhe per te hequr dore nga skenaret imagjinare dhe nga bojkoti. "Dua te ftoj kryetarin e Partise Socialiste Edi Rama te lexoje kete raport, te heqe dore nga skenaret virtuale, nga dhunime inekzistente, nga shpikje dhe trillime. Shpresoj qe ky raport ta binde zotin Rama, se vendi i deputeteve te tij eshte ne Parlament ", deklaroi Berisha. Sipas tij, raporti hodhi poshte akuzat per ndikimin e te burgosurve ne zgjedhje dhe po keshtu vertetoi se procesi i numerimit, ishte me i shkelqyeri ne historine e vendit tone. Sipas Berishes, ky ishte raporti i pare qe nuk u shqiptua asnjehere nje here te vetme fjala "polici", apo "sherbim i fshehte", institucione qe treguan se ishin ne lartesine e ligjit dhe te detyres. Njeheresh, kreu i mazhorances, nenvizoi faktin se ne raport u vleresuan si teper pozitive, perparimet e bera, me infrastrukturen ultramoderne, listat e zgjedhesve, leternjoftimet e identitetit elektronike, pergjegjshmeria dhe transparenca ligjore e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Njeheresh, ai theksoi se edhe ato te meta qe u evidentuan nga raporti per zgjedhjet, qeveria qe ai drejtonte do te merrte te gjitha masat qe te mos perseriteshin me ne te ardhmen. "Mund te kete ndonje moment qe nuk eshte sqaruar, por ne teresi eshte objektiv dhe i vertete, per verejtjet qe behen, per inaugurimet qe theksohen dhe nje seri gjerash te tjera ne te. Por nje gje ju siguroj, keto do te merren me seriozitetin me te madh dhe do te trajtohen per zgjedhjet e ardhshme te vitit 2011 dhe 2013", theksoi Berisha. Kryeministri ne konferencen e djeshme, nuk nguroi te lexonte pjese nga raportet e meparshme te vezhguesve per zgjedhjet e 2001-shit dhe 2005-es, duke theksuar ne menyre te qarte progresin qe vendi dhe klasa politike kishte arritur, me zgjedhjet e 28 qershorit te ketij viti.


Kryeministri: "S'eshte perdorur administrata ne fushate"


Kryeministri ka deklaruar se ne asnje rrethane, mesuesit dhe profesionistet e tjere te depolitizuar, nuk jane perdorur pergjate fushates elektorale. "Une kam bere te qarte dhe ka pasur me dhjetera e qindra mesues si komisionere te te dyja forcave politike dhe per mendim tim, kane bere shume mire, perderisa nuk jane punonjes te sherbimit civil, perderisa nuk bejne propagande ne shkolle", deklaroi Berisha, duke u shprehur se ndaj tyre ishte treguar respekti maksimal. Njeheresh kreu i ekzekutivit, theksoi se mund te kete pasur raste, te caktuara sporadike edhe aktiviste apo drejtues te PD-se t'u kene bere thirrje punonjesve, por ne menyre absolute kjo nuk ka qene politike. Nisur nga kjo, kryeministri kujtoi se 4 200 punonjesit e baskise, jane te detyruar te mbushin Pallatin e Kongreseve, aq here sa ka dashur kryebashkiaku, Edi Rama.


Berisha: "S'kam pasur probleme personale me Gloverin"


Nuk ka munduar te shpetoje kryeministri Berisha, nga interesimi i gazetareve per marredheniet e tij me shefen e misionit te vezhguesve nderkombetare ne Shqiperi, Glover. Kreu i ekzekutivit mohoi te kete pasur ndonje problem personal me kryevezhguesen e ODHIR-it ne vendin tone, Glover. Berisha theksoi se vleresimi si objektiv i raportit kishte ne vetvete edhe vleresimet per punen e perfaqesuesve te vezhguesve. "Per sa i perket ambasadores Glover, nuk kam pasur asnje problem personal, ka qene nje ceshtje parimore. Por, duke vleresuar raportin ketu, sigurisht qe po vleresoj cdo anetar te ketij ekipi, kryetaren dhe zevendeskryetarin qe ishin: Zonja Glover dhe z. Grossruck, zevendespresident dhe te gjithe ata qe moren pjese", deklaroi Berisha. Sipas tij, raporti ishte objektiv dhe i ndershem.


Kryeministri: Raporti vleresoi se qeveria beri zgjedhje dinjitoze


Raporti mbeshteti plotesisht aspiratat evropiane te vendit tone. Ky ishte vleresimi qe beri dje kryeministri Berisha, ne lidhje me rendesine e ketij dokumenti per procesion e integrimit te metejshem te vendit. "Ky raport mbeshtet plotesisht procesin e integrimit te Shqiperise. Raporte te tilla te ngjashme me kete ka edhe per vende anetare te Bashkimit Evropian", deklaroi Berisha. Sipas tij, raporti vleresoi perfundimisht se qeveria beri zgjedhje dinjitoze, larg tentativave per manipulimin e rezultatit.