PUKEuml- Ndonese eshte nje nder rapsodet me ne ze te Shqiperise pjesemarres ne te gjitha festivalet e Gjirokastres mbartes i dhjetera cmimeve e medaljeve mjeshteri i violines se pare shqiptare Fran Pali tashme ne moshen 75-vjecare ndjehet i harruar. Ai vazhdon te jetoje mes veglave muzikore te krijuara nga duart e tij ne nje shtepi modeste ne veri te qytetit te Pukes ndersa per te kujtohen vetem miqte me te afert te cilet e vizitojne shpesh ne banesen muze te tij.

Kamera e News 24 ishte ne shtepine e tij duke thyer ne nje fare menyre heshtjen dhe haresen ndaj rapsodit popullor mjeshterit te violines Fran Pali.

Mua nuk me vjen mire qe jo vetem une por edhe shume njerez te tjere te profileve te ndryshme qe nuk vleresohen per se gjalli per te ndjere sadopak kenaqesine jetes dhe vuajtjeve te tyre. Une jam sot 75-vjec kam shabllone kam materiale qe neqoftese dikujt do ti interesojne une jam ne gjendje teorikisht dhe praktikisht ta ndihmoj qe te futet ne kete rruge- shprehet rapsodi.

Iniciativa e nisur nga mjeshtri i violines se pare shqiptare mbetet edhe sot nje ekskluzivitet i tij. Fran Pali i shtohet keshtu listes se harruar nga shteti harrese e cila rendon me shume vitet e tyre te pleqerise.
m.a/News24/BalkanWeb
Lidhje te tjera VIDEO Puke rapsodi dhe mjeshtri i violines shqiptare i harruar nga shteti