rashicaAjaxi i Amsterdamit vazhdon të shfaqë interes për Milot Rashicën.

Me shitjen e Arkadiuz Milik për rreth 30 milionë Euro te Napoli, harkëtarët kanë mjafutueshëm të ardhura për të bërë dy goditje në merkato.

Fillimisht Ajaxi do të kërkojë të gjejë zëvendësuesin e bomberit polak por nëse për majën e sulmit dy alternativa janë ato të Pione Sistos dhe Marlos Morenos për të përforcuar krahët e repartit të avancuar, klubi kryeqytetas dëshiron të afrojë në skuadër Milot Rashicën.

Me largimin e Frank De Boer drejtimin e Ajaxit e ka marrë trajneri Peter Bosz i cili e njeh shumë mirë Rashicën pasi kanë punuar sëbashku te Vittesse në fazën e parë të sezonit të kaluar.

Ishte pikërisht trajneri 52-vjecar ai që e afirmoi dhe i dha mundësi për të luajtur talentit shqiptar në Eredivisie.

Peter Bosz e pëlqen shumë Milot Rashicën si lojtar dhe me të në drejtimin e Ajaxit mundistë që 20-vjecari nga Vushtria të transferohet në Amsterdam janë të mëdha.

Mediat holandeze shkruajnë se Rashica do të ishte një blerje shumë e mirë për harkëtarët duke patur parasysh faktin se është një talent në rritje dhe sezonin e kaluar spikati jo pak me fanellën e Vitteses.

Me shitjen e Milik, Ajaxi ka financa për të bërë të mundur këtë transferim.

Kartoni i Rashicës i cili kërkohet edhe nga Napoli, Lazio apo edhe Gallatasaray mund t'i kushtojë arkave të Ajaxit nga 6 deri në 7 milionë Euro./SuperSport