Reforma në drejtësi - Ambasadori i OSBE-së në forumin e Durrësit (1)DURRES, 25 Nëntor/ATSH/- Në kuadër të Reformës në Sistemin e Drejtësisë, u organizua sot forumi i radhës në Universitetin e Durrësit,

Kryetari i Prezencës së OSBE-së, ambasadori Florian Raunig përgëzoi Kuvendin për organizimin e këtyre takimeve, si pjesë e raundit të dytë të konsultimeve për reformën e sistemit të drejtësisë, tashmë në zhvillim e sipër në Kuvend.

Ambasadori vlerësoi punën e ekspertëve dhe përkushtimin e tyre personal për pjesëmarrjen e qytetarëve në reformën në drejtësi.

"Çdo ndryshim i Kushtetutës ndikon në jetën e qytetarëve. Por tani ne po flasim për 53 ndryshime të propozuara qëndikojnë në të gjithë sistemin gjyqësor. Këto ndryshime duhet të garantojnë themelin për një sistem drejtësie të përtërirë e që do t'i shërbejë më mirë qytetarëve shqiptarë. Ato duhet të ndiqen nga një veprimtari legjislative intensive dhe nga një sërë masash për zbatim, përfshirë këtu rregullore të reja, procedura, sisteme programesh kompjuterike dhe menaxhimi, si dhe trajnim", deklaroi ambasadori.Reforma në drejtësi - Ambasadori i OSBE-së në forumin e Durrësit (3)

Ai shtoi se "përfundimi i reformës në drejtësi nuk mund të arrihet në Kuvend; ai duhet të arrihet në gjykatat e çdo rrethi të vendit, me radhë nga Tropoja deri në Sarandë".

Raunig shtoi se "konsultimi nuk është vetëm punë e qeverisë ose e Parlamentit. Edhe pse ështëdetyrë e autoriteteve publike t'i hapin derën pjesëmarrjes së qytetarëve, është po aq edhe detyrë e juaja, dhe e jona, të trokasim në atë derë. Epo, ajo derë tashmëështë hapur. Nëse keni vullnetin, ajo mund të çojë në një shtet më të mirë të së drejtës, në përputhje me Kushtetutën, në qeverisje gjyqësore që respekton standardet ndërkombëtare dhe angazhimet e OSBE-së. Kjo është dera e së ardhmes suaj". /a.g/