I ka quajtur fushatë për rilindje të shpifjeve ndaj institucionit dhe shtetit…



Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes i është përgjigjur deklaratave të ngritura nga deputetë të opozitës për thyerje të embargos mbi Libinë.



Kulluri ka pranuar se ka patur eksport municionesh me kontrata të rregullta të realizuar me një vend mik dhe forcat e tij të armatosura që sipas raportit të panelit të ekspertëve të Këshillit të Sigurisë të OKB-së, janë pronar dhe përdorues të fundit ligjorë.