Edi-LindaKryeministria ka reaguar sot pas lajmeve se kreu i qeverisë, Edi Rama, është nisur për pesë ditë pushime në Majemi së bashku me të shoqen.

Sipas selisë së qeverisë, Rama ka udhëtuar me Lindën drejt SHBA-ve jo për pushime, por për të marrë pjesë në një gëzim familjar.

"Kryeministri Edi Rama së bashku me bashkëshorten do të kalojnë tri ditë në SHBA, të ftuar për të marrë pjesë në një gëzim familjar të miqve të familjes së tyre. Çdo koment tjetër mbi këtë udhëtim është spekulim", thuhet në komunikatën e Kryeministrisë.