Real Madrid është i gatshëm të ofrojë jo vetëm para për sulmuesin e Atletico Madrid, Sergio Aguero.

Sipas gazetës “Marca”, klubi madrilen mund t`i ofrojë ekipit tjetër të kryeqytetit spanjoll sulmuesin e Sevilla, Alvaro Negredo, të cilin Real Madrid mund ta blejë sërish vitin tjetër.


Klauzola e argjentinasit Aguero është 45 milionë euro, por Real Madrid nuk ka ndërmend të paguajë këtë shifër. Drejtuesit madrilenë do të ushtrojnë të “drejtën e riblerjes” që kanë mbi Negredon për 17 milionë euro dhe më pas do i ofrojnë sulmuesin Atletico Madridit plus 28 milionë euro të tjera.


Alvaro Negredo, ish-sulmues i ekipit të dytë të Real Madrid, pëlqehet shumë nga Atletico.