Trajneri i Real Madrid Jose Mourinho kerkon nje perforcim per repartin e sulmit gjate merkatos se janarit.

Ne pritje per te marre vesh javen e ardhshme nese Gonzalo Higuain do ti nenshtrohet apo jo operacionit per problemet e tij fizike klubi madrilen kerkon ne merkato nje sulmues tjeter.

Emrave si Adebayor Hugo Almeida dhe Dzeko shtypi italian i shton edhe ate te Diego Milito.

Argjentinasi 32-vjecar luajti nje rol kyc ne Interin e sezonit te kaluar i cili fitoi tre trofe kampionatin italian Kupen e Italise dhe Ligen e Kampioneve.

Sulmuesi nuk ka nje marredhenie te mire me trajnerin e Interit Rafael Benitez. Ne ndeshjen ndaj Lazio Milito as nuk u grumbullua nga tekniku spanjoll.

Mourinho kerkoi blerjen e tij veren e kaluar dhe do ishte shume i kenaqur nese Milito do i bashkohej ne Madrid. Problemi i vetem eshte se Milito nuk mund te luaje per Real Madrid ne Ligen e Kampioneve sepse ka luajtur me Interin ne fazen e grupeve te ketij kompeticioni.