Real Madrid ka shprehur interesim për sulmuesin e Wolfsburgut, Edin Dzeko. Sipas medieve gjermane, Real ka kontaktuar me përfaqësuesit e Dzekos rreth mundësisë së transferimit të reprezentuesit boshnjak në Madrid gjatë afatit kalimtar të verës.



Mirëpo, sipas të përditshmes gjermane Merkur, Dzeko preferon të qëndrojë në Gjermani duke iu bashkuar Bayern Munichut. Interesimi i Realit për Dzekon hedh dyshime mbi të ardhmen e sulmuesit francez Karim Benzema.