Pasi ka perfunduar fushaten e blerjeve te bujshme, tashme ne shtepine e Real Madrid ka vetem rrjedhje.

Shitja e sulmuesit Huntelaar do pasohet edhe nga largimi i tulipanit tjeter, Sneijder, i cili eshte ne gjurmet e Aston Villa-s. Sipas gazetes "The Guardian", klubi madrilen kerkon 18 milione euro per mesfushorin, por skuadra nga Birmingami ofron me pak.

Ne te njejten kohe, rivalja e perjetsheme e Real Madrid, Atletico Madrid eshte vene ne ndjekje te dyshes argjentinase, Gago-Higuain. Sipas zerave nga kryeqyteti spanjoll, marreveshja e dyfishte mund te mbyllet brenda pak ditesh.