Reali i Madridit ka marrë një fitore pa shumë sforcim në Malaga, kundër skuadrës së vendit të fundit në La Liga. Me shumë prej lojtarëve titullarë në stol, skuadra e Zidanes arriti të shënojë me Iscon në minutën e 29 dhe të dyfishojë rezultatin me Casemiron në të 63-tën.


Nga ana tjetër, Malaga gjeti golin e vetëm në sekondat e fundit të takimit, duke mos pasur mundësi të sikletosë madrilenët. Me këtë fitore Reali parakalon Valencian në renditje dhe merr vendin e 3-të, që me gjasa do të jetë edhe pozicioni përfundimtar i tyre, pasi Atletico paraardhëse vështirë se do të parakalojë.


15 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)