Jose Mourinho shijon momentin e shkëlqyer të Realit të Madridit, i cili ka marrë kryesimin e kampionatit pasnjoll pas 11 muajsh vuajtje nën dominimin e rivalëve të përjetshëm të Barcelonës. Madrilenët kanë regjistruar një ecuri positive, ndërsa humbja e Levantes të dielën ka bërë që ata të renditen të vetëm në vendin e parë të Primera Division. Një arritje kjo që e ka bërë Mourinhon akoma më të papërmbajtshëm sa i përket vetkënaqësisë.





“Kemi dëgjuar dhe duruar shumë gjëra, por skuadra flet në fushë dhe ja
ku jemi. Në vendin e parë dhe aty do të na shihni për një kohë të gjatë.
Unë isha i bindur për këtë, ashtu siç jam i bindur te forca e skuadrës
që këtë sezon mund të fitojë gjithçka”, ka bërë të ditur portugezi.
Tjetër betejë e fituar e Mourinhos është forma e Rikardo Kaka. I
përfolur dhe shpesh herë i vendosur në listën e largimeve, braziliani
është kthyer në një lider të vërtetë për Realin e Madridit.



“Asnjëherë nuk kam dyshuar te kualiteti i Rikardos. Asgjë nga ato që
është thënë për të ardhmen e tij nuk është e vërtetë. Ai është një
lojtar i rëndësishëm për skuadrën”, ka përfunduar Jose Mourinho. Pas
javës së 10 të kampionatit spanjoll, Reali i Madridit numëron 25 pikë,
një më shumë se Barcelona e vendit të dytë.



Nertan Prifti