Zinedine Zidane bëri sot provat e fundit para finales së Champions League, trofe që të një javë më vonë do të kërkojë ta fitojë për herë të tretë radhazi.


Në sfidën e fundit të kampionatit, transfertën ndaj Villarealit, e cila përfundoi në barazim 2-2, tekniku francez zgjodhi të hedhë nga minuta e parë formacionin e tij më të mirë, përveç portës, të cilën ia kishte besuar të birit, që debutoi kështu zyrtarisht në La Liga.


Madrilenët dominuan totalisht në pjesën e parë, të cilën e fituan me rezultatin 0-2, ndërsa në 45-minutëshin e dytë ulën ritmin, për tiu ruajtur ndonjë dëmtimi të mundshëm. Ky fakt u shfrytëzua nga Villareali, që arriti të shënojë dy herë në portën e Zidanes dhe të barazojë rezultatin në 2-2.


Ky rezultat la të pandryshuara pozitat e dy skuadrave në renditje, teksa Villareali do të luajë në edicionin e ardhshëm të Europa League, ndërsa Reali në Champions.


19 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)