Sipas mediave portugeze, Real Madrid është i interesuar që në skuadër të rikthej ish lojtarin e vetë, Ezequiel Garay.


Mbrojtësi i Benfikës është lidhur me një kalim te Manchester United, por sipas burimeve nga Portugalia, Reali është penduar për largimin e tij dhe se do ta rikthej në skuadër.


Mbrojtësi argjentinas po shkëlqen me Benfikën këtë edicion. Thuhet se Jose Mourinho do të largoj në verë Raul Albiol dhe Ricardo Carvalho për të hapur derën e rikthimit për Garay.


Garay para tre edicionesh u transferua në Real Madrid nga Racing Santander për 10 milion euro por që skuadra nuk e mbajti gjatë./Indeksonline/