Reali i Madridit i shtoi palmaresit të tij një tjetër trofe të Botërorit për Klube, i katërti i fituar nga klubi meregues pas sukseseve të arritura në vitet 2014, 2016 dhe 2017.


Skuadra e drejtuar nga Santiago Solari fitoi thellë 4-1 me Al Ain në Zayed Sports City Stadium të Abu Dhabit, duke mos e vënë në asnjë moment në diskutim suksesin, diçka e kuptueshme duke marrë në konsideratë diferencat e ëdha në ciësi mes dy skuadrave.


Kkroati Luca Modric hapi serinë e golave pas vetëm 14 minutash lojë. Një përle e fituesit të Topit të Artë, që meritoi duartrokitjet e të pranishmëve në stadium.


Atmosfera dhe loja ishte edhe më e bukur në pjesën e dytë, me Los Blancos që arritën të shënonin edhe 3 herë të tjera. Në të 60-n Marcos Llorente kalibroi të djathtën e tij duke çuar sfidën në  2-0. Pjesë e festës ishte dhe Sergio Ramos me një gol tipik me kokë. Al Ain shënon golin e nderit me anë të Shiotani, ndërsa pak më vonë shoku i tij skuadrës, Nader, aksidentalisht devijon topin për në portën e tij duke vulosur suksesin e Reali në shifrat 4-1.


22 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)