Pas 3 ndeshjesh pa fitore, Reali i Madridit është rikthyer te triumfi, teksa ka mposhtur Deportivo La Corunën me rezutlatin e thellë 7-1.


Miqtë kaluan të parët në avantazh dhe u duk se madrilenët po shkonin drejt një tjetër rezultati negative, por mbrojtësi Nacho baraspeshoi rezultatin, ndërsa Gareth Bale shënoi golin e avantazhit 3 minuta nga fundi i pjesës së parë.


Edhe në 45-minutëshin e dytë ishte sërish Bale që shënoi golin e dytë personal, ndërsa goleada u plotësua nga goli i Modriç dhe dopieta e Cristiano Ronaldos dhe sërish Nacho.


Me këtë 3-pikësh, Reali i Madridit rikthehet në vendin e 4-t me 35 pikë, por skuadrat që ka përpara, vijojnë të kenë distancë të konsiderueshme.


Në orën 20:45, Barcelona do të luajë në transfertë ndaj Betisit me synimin për të shtuar më shumë distancën me Atleticon ndjekëse, e cila u ndal në barazim 1-1 dje me Gironën.


21 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)