Reali i Madridit ka regjistruar një tjetër fitore këtë javë, teksa ka mposhtur modestët e Alavesit me rezultatin 4-0.


Ronaldo shënoi një dopietë, ndërsa Bale dhe Benzema shtuan emrat e tyre në listën e golshënuesve, ndërsa Reali blindon vendin e dytë, me 51 pikë tashmë.


Më herët, edhe Celta Vigo arriti të marrë një fitore 2-0 ndaj Eibarit, falë dy golave të shënuar në pjesën e dytë nga Aspas dhe Mario Gomes.


24 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)