Pak ditë më parë, Këshilli i Europës, i kërkoi mendim Komisionit të Venecias për përmirësimet e mundshme që klasa politike shqiptare duhet të ndërmarrë, lidhur me legjislacionin e zgjedhjeve. Në faqen zyrtare të Këshillit të Europës, u njoftua se Sekretari i Përgjithshëm Thorborn Jagland, iu drejtua për opinion Komisionit të Venecias. Në një letër dërguar presidentit të këtij Komisioni, Giani Buquicchio, Sekretari i Përgjithshëm i KE-së shkruante: “...Unë e kam ndjekur situatën shumë nga afër dhe adresova çështjet tek autoritetet shqiptare dhe konsideroj, që Këshilli i Europës duhet të bëjë gjithcka është e mundur, që në Shqipëri të mos përsëriten ngjarje të tilla në të ardhmen. Unë do t’ju isha mirënjohës nëse Komisioni i Venecias do të mund të hartojë një opinion, me përmirësimet që duhet t’i bëhen legjislacionit të zgjedhjeve dhe të aplikohen në Shqipëri, duke marrë në konsideratë edhe eksperiencën në zgjedhjet e fundit”