ddNë qoftë se brenda PD-së dalin individë që e votojnë reformën, gjë që nuk e quaj të pamundur, unë nuk kam ndërmend ta bëj. Kjo deklaratë e kreut të LZHK, Dashamir Shehi duket se jep një sinjal të fortë se reforma do të bëhet.


Sot zoti Shehi dhe pse tha që vetë nuk do e votojë reformën për sa kohë nuk ka një vendim politik të opozitës për nenin 88, tha pastër dhe qartë që brenda grupit parlamentarë të Partisë Demokratike ka deputetë që do e votonin reformën edhe pa nenin 88, të cilin opozita e ka si kalë beteje kundër SHBA-ve, BE-së dhe mazhorancës.


Por, kush janë ata që do e votonin reformën duke dalë nga linja e përgjithshme e opozitës? Kush janë tradhëtarët e vërtetë të vendit dhe kush të partisë? A është djegja e mandateve nga ana e opozitës një presion, apo do guxojnë të dalin në pension politik me të vërtetë?


Të gjitha këto kanë përgjigje shumë të thjeshta të cilat lidhen pazgjidhshmërisht me jetën politike të lidërve politikë dhe pushtetin e konsumuar. I cili mbart plot mëkate e që dikush ka e dikush jo takat ti mbajë pas reformës në kurriz. Ata që do e votonin reformën në drejtësi është pak por e sigurtë që nuk janë deputetë të rinj. Ata natyrisht që janë politikanë të vjetër, të cilët kanë marrë dhe dhënë me liderin historik të demokratëve mjaftueshëm sa për ti dalë edhe kundër sot. Janë padyshim edhe ish-ministra që nuk kanë qenë të përlyer deri te veshët, ose që kanë vendosur të thonë Mjaft më! Kemi marrë mjaft benefite nga ky popull, nga ky vend i cili rri akoma gjys i kërrusur nga barra jonë. Miminalisht të mos e pengojmë të shkojë në BE. Minimalisht të marrin një herë drejtësi edhe qytetarët, pasi 25 vitet e padrejtësive tona mbaruan.  Ata padyshim mund të jenë edhe aletatët, të cilët e shohin që risku i tyre është i lartë në 2 aspekte. Së pari vota në elektorat do i thërrmoqte tërësiht (sepse opinioni publik në masën 95% është pro reformës, siç janë SHBA-të, BE-ja dhe mazhoranca). Së dyti, sepse duke ndjekur këtë linjë politike, do ju duhej  që ta mbanin deri në fund lojën duke rrezikuar edhe mandatin, armën e vetme që mund të ketë një parti e vogël.


Natyrisht, nuk janë deputetë të rinj që do dilnin nga hollia, sepse të rinjtë kanë mësuar se që të jenë jetëgjatë e të suksesshëm, duhet që të mbrojnë fort linjën e partisë. Sepse akoma nuk e kanë përfituar legjitimitetin dhe besimin në elektoratin blu. Ata do votojnë kundër, me shpresën se të nesërmen do të zgjohen me letrën përgëzuese të liderit në tavolinë apo mesazhin në telefon.


Kështu mbërrijmë në pikëpyetjen: Kush është tradhëtari?


Tradhëtarët në këtë rast janë dy herë të tillë. Së pari janë ndaj vendit, ndaj qytetarëve. Janë padyshim edhe tradhëtarë të Partisë Demokratike. Të asaj partie që lindi si shpresë dhe do degradonte si pengesë. Tradhëtarët janë Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Fatmir Mediu. Por, paradoksalisht, nga kjo tradhëti nuk ka asnjë humbje as populli, as Partia Demokratike. Sepse populli do ketë një drejtësi më të drejtë, të mbikqyrur, të investuar nga parnerët strategjikë të Shqipërisë. Partia Demokratike fiton edhe njëherë një rreze shprese se mund të kthehet në alternativë, duke dhënë një votë që i vlen vendit, qytetarëve e jo politikës. Edhe nëse ata deputetë që do e votonin këtë reformë nuk do ishin më në politikë, do jepnin një shembull pozitiv për të rejat e të rinjtë që do ringrenë PD-në, të cilën ai që e drejton për 25 vite, po e varros bashkë me jetën e tij politike. Si ai fanatiku që i merr jetën idhullit të tij, vetëm e vetëm që të mos jetë e askujt tjetër.


Ndaj deputetët e opozitës do të dalin nga linja e Berishës-Bashës-Mediut. Reforma mesa duket po votohet! /Lexo.al