TIRANE- Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Komisionin për reformën Zgjedhore, Damain Gjiknuri ka akuzuar kryeministrin Sali Berisha se po spekullon dhe se po përdor reformën zgjedhore si instrument presioni ndaj opozitës.
Gjatë një interviste për NeWs24, pas akuzave të kryeministrit Berisha se PS po tenton bllokimin e reformave, Gjiknuri tha se Berisha nuk është i interesuar për reformën zgjedhore, pasi PD prej dy javësh ka shkëputur komunikimin.
Ai tha se lidhur me KQZ-në, një prej pikave për të cilat palët nuk kanë gjetur kompromisin, PS ka ofruar një tjetër formulë me qëllim gjetjen e kompromisit. Gjiknuri është shprehur ndër të tjera, se PS ka informuar ndërkombëtarët për ecurinë e ditëve të fundit të reformave.
Në mbledhjen e sotme të qeverisë, kryeministri i bëri thirrje opozitës që së bashku të kompletojnë reformat, duke theksuar se bllokimi nuk i shërben askujt.