Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit, ku ka nisur edhe takimi me opozitën parlamentare për Reformën Zgjedhore.


Kërkesa për takim me kryeministrin u bë dje nga deputeti Myslim Murrizi dhe Edmond Stojko, me argumentin se nuk morën përgjigje në takimin e parë për kërkesat e tyre.


maxresdefault


Opozita parlamentare janë shprehur se nuk do ta votojnë marrëveshjen e arritur mes palëve në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore, nëse nuk plotësohen kushtet e tyre, listat e hapura, rritje të pragut elektoral në 5 % dhe ndalimi i koalicioneve.


Ky është takimi i dytë i kryeministri Edi Rama me përfaqësues të opozitës parlamentare.