Shtepite e lindjes te cilet kane ekzistuar deri me sot ne qytetet e vogla, do te mbyllen dhe do te funksionojne vetem si konsultore per t'u dhene keshilla dhe ndihme mjekesore nenave dhe femijeve te vegjel. Ky vendim eshte marre ne kuader te reformes, e cila sapo ka nisur nga Ministra e Shendetesise dhe Instituti i Sigurimeve Shendetesore per futjen e spitaleve ne skemen e sigurimeve. Sipas drejtuesve te Ministrise se Shendetesise, ky vendim eshte marre per shkak te kushteve jo te mira qe kane keto qendra shendetesore, por edhe per shkak se muajt e fundit, jane raportuar viktima gjate lindjeve. "Ky eshte nje orientim i cili po behet gati te marre formen e nje vendimi, sipas se cilit shtepite e lindjes, kryesisht ne zonat e thella e komunat e vogla, do te kthehen ne qendra shendetesore" eshte shprehur drejtori i Shendetit Publik ne Ministrine e Shendetesise, Gazmend Bejtja. Sipas tij, e gjithe reforma e nisur eshte ne funksion te sigurimit te shendetit te nenes dhe foshnjes.


Vendimi


Ministria e Shendetesise ka vendosur qe shtepite e lindjes ne komuna e bashki te vogla te vendit, te shnderrohen ne qendra shendetesore ku te ofrohet vetem sherbimi i kujdesit per nenen e foshnjen. Drejtori i Drejtorise se Shendetit Publik, Gazmend Bejtja ka hedhur poshte zerat se shtepia e lindjes ne qytetin e vogel te Fushe-Krujes eshte mbyllur. "Nuk behet fjale per mbyllje, por per koncentrim te ketij sherbimi brenda spitalit rajonal" ka pohuar Bejtja. Sipas tij me perfshirjen e spitaleve ne skemen e sigurimeve shendetesore, Instituti i Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor si financuesi i vetem, ka blere nje pakete sherbimesh te cilat do t'u ofrohen qytetareve. Lista baze e sherbimeve qe do te ofrojne spitalet nuk do te jete e njejte cdo vit. Ajo do te pesoje ndryshime, ku perfshihen sherbime te reja, qe do te miratohen cdo fundviti dhe ne baze te buxheteve qe do te akordohen per spitalet. Ne shkalle vendi jane rreth 42 spitale, qe do te lidhin kontratat perkatese me ISKSH-ne per zbatimin e reformes se re. Nepermjet saj do te fitojne me shume autonomi dhe buxhet per te siguruar cilesi ne sherbimet e ofruara kundrejt pacienteve.


Mbyllja e spitaleve ne poliklinika


Pak muaj me pare ish-ministri i Shendetesise Nard Ndoka, ne nje nisme te marre ka kerkuar qe spitalet e qyteteve te vogla te kthehen ne qendra shendetesore, kurse spitaleve rajonale t'u jepej perparesi. Sipas ketij vendimi te 12 spitalet rajonale, do te pajiseshin me aparaturat me te shtrenjta duke filluar qe nga skaneret, nderkohe qe spitalet e tjera do te prisnin vetem urgjencat dhe do te ktheheshin ne poliklinika ose qendra shendetesore. Por kjo ide u hodh poshte nga drejtuesit e spitaleve, pasi nje pacient per te kryer nje nderhyrje kirurgjikale duhet te udhetonte disa ore, ne kushte te veshtira dhe ku mungon infrastruktura si autoambulancat ashtu edhe ajo rrugore.


S. Isaku